Champions sot, supersfidë mes Bayern dhe Atletico, Ajax përballë Liverpool

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 11:32 | Futboll
Champions sot, supersfidë mes Bayern dhe Atletico, Ajax përballë

2 muaj nga kurorëzimi kampion, Bajern Munchen nis atë që është ndoshta misioni më i vështirë, mbrojtjen e kurorës. Kampionët gjermanë nisin edicionin e ri të Champions menjëherë përballë një kocke të fortë në Evropë siç është Atletico Madrid e trajnerit Diego Simeone.

Bayern ka humbur vetëm pak orë përpara ndeshjes një futbollist të rëndësishëm, si Gnabry, edhe ky mes fatkeqëve të prekur nga koronavirusi.

Atletico do të mbështet sot te Luis Suarez, i vetëm në majën e sulmit teksa Diego Kosta ka pësuar një lëndim së fundi dhe nuk është në gjendje për të luajtur këtë ndeshje.

Fituesit e vitit të kaluar Liverpool, përplasen në Amsterdam me Ajax, skuadrën që bëri surprizën në edicionin 2018-2019, por që prej asaj kohe shumica e yjeve nuk janë më pjesë e skuadrën. Gjithsesi sfida mbetet e hapur në “Amsterdam Arena”, me Ajaks që nuk humbet një ndeshje në shtëpi prej muajit mars.

Të kuqtë e Jurgen Klopp kanë të konfirmuar mungesën e Van Dajk, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në gju në derbin ndaj Everton.

Interi i Antonio Conte-s ndeshet me gjermanët e Borusia Munchengladbah. Zikaltrit vuajnë ende mungesa nga dëmtimet dhe koronavirusi, por kanë mundur të rikuperojnë Baston dhe Nainggolan. Atalanta e Berat Gjimshitit do të luajë sot kundër Olympiacos, City kundër Portos ndërsa “Galaktikët” e Real Madrid presin Shakhtar Donetsk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos