
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të grupeve në Champions League.
Lazio ka shënuar dy gola ndaj Borussia Dortmund, duke dominuar 45 minutat e para të supersfidës. Immobile dhe Luiz Felipe ishin autorët e golave për ekipin italian, që ka krijuar një avantazh që do të duhet ta ruajë në pjesën e dytë.
Ndërkohë, Leo Messi ka shënuar me 11-metërsh ndaj Ferencvaroshit, skuadrës së 36 që i shënon në Evropë. Më pas, Barcelona dyfishoi rezultatin me anë të Ansu Fatit.
Rezultatet e deritanishme:
Barcelona-Ferencvarosh 2-0
Chelsea-Sevilla 0-0
Lazio-Dortmund 2-0
PSG-Manchester United 0-1
Leipzig-Basaksehir 2-0
Rennes-Krasnodar 0-0. (A2 Televizion)