Drejtori i CIA-s paralajmëron për synimet e Kinës brenda 4 viteve

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 12:07 | Bota
Drejtori i CIA-s paralajmëron për synimet e Kinës brenda 4 viteve

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të jetë gati për pushtimin e Tajvanit deri në vitin 2027. Paralajmërimi ka ardhur nga shefi i CIA-s, William Burns.

Të enjten, Burns tha se ambiciet e Kinës ndaj Tajvanit nuk duhen nënvlerësuar, në një kohë që bota i ka sytë nga konflikti në Ukrainë.

“Kjo nuk do të thotë se pushtimi do të nisë në vitin 2027, por është kujtesë për seriozitetin me të cilën e ka marrë këtë çështje Kina”, u shpreh Burns.

“Qëndrimi ynë, si CIA, është që nuk duhet nënvlerësuar ambicia e Presidentit Xi në lidhje me Tajvanin. Aktualisht, ai po nxjerr mësime nga performanca e dobët e ushtrisë ruse dhe sistemeve të saj në Ukrainë”, shtoi kreu i CIA-s. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/24/si-u-be-kina-eksportuesi-kryesor-i-droneve-luftarake-ne-bote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos