
Tashmë nuk ka më dyshime. Sokol Cikalleshi do të vijojë karrierën e tij në Turqi.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, ka rinovuar marrëveshjen me skuadrën e tij aktuale, Koniasporin, edhe për dy vite të tjera.
Kontrata e tij me klubin turk skadonte në fund të këtij sezoni, por pas bisedimeve të vazhdueshme, 31-vjeçari ka pranuar më në fund ofertën e re.
Sipas të gjitha gjasave, do të ketë dhe një rritje page, duke u bërë tashmë një ndër lojtarët më të paguar në ekip. (A2 Televizion)