
Edhe pse një ndeshje e lehtë në letër, Manchester City ka kaluar me vështirësi në raundin e radhës në FA Cup përball amatorëve të Cheltenham City ndaj të cilëve fitoi me rezultatin 1-3.
“Qytetarët” kishin zgjedhur një formacion të ndryshuar në këtë ndeshje, që rezultoi problematike për djemtë e Guardiolas, të cilët arritën ta fitonin atë vetëm në 10 minutat e fundit.
Cheltenham kaloi i pari në avantazh me May në minutën e 59 të takimit, por City reagoi duke mos dëshiruar të dilte kokulur nga ky stadium.
Foden barazoi shifrat në 81-ën, 3 minuta më vonë Gabriel Jezus kaloi të tijtë në avantazh. Vendasit u hodhën në sulm dhe në 94-ën City organizoi një kundërsulm që u finalizua nga Torres.
E veçanta e këtij takimi ishte se organizatorët kishin menduar që miqtë të ndërroheshin në ambientet e një lokali të stadiumit për të respektuar protokollet antiCovid. (A2 Televizion)