Hetimet për Maradonën: Mjeku falsifikoi firmën

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 12:31 | Futboll
Hetimet për Maradonën: Mjeku falsifikoi firmën

Nga Argjentina vijnë detaje të reja rreth vdekjes së Diego Armando Maradonas. Ndërsa vazhdon hetimi për vrasje nga pakujdesia të legjendës së futbollit, çështja bëhet gjithmonë e më komplekse dhe nuk mungojnë të papriturat rreth shëndetit të Pibe de Oro në muajit e fundit të jetës.

Në disa dokumente të rëndësishme, të sekuestruara në studion e mjekut të tij personal, Leopoldo Luque, është evidentuar se firma e pacientit të famshëm është e falsifikuar.

Mjeku rezulton i regjistruar mes personave të dyshuar për shkaqet që sollën ndarjen nga jeta të Maradonas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos