
Roma nuk e ka kapërdirë eliminimin në Kupën e Italisë këtë mesjavë dhe kalendari e kishte parashikuar që në fundjavë të luante sërish përballë ekipit të Spezia-s.
Verdhekuqtë fituan me rezultatin 4-3 në një ndeshje që u vendos në minutën e 90 të takimit.
Borja Maroyal shënoi dy herë duke i thënë sinjale të mëtejshme trajnerit Garcia që stoli nuk është më pozicioni i tij i preferuar.
Spezia tregoi edhe njëherë grintë në këtë takim pas eshte pse kryeqytetasit udhëhoqën 3-1, miqtë arritën të barazojnë në minutën e 89 të takimit.
U deshën minutat shtesë dhe një top i kthyer saktë nga Bruno Peres, që Pellegrini ta çonte topin në rrjet duke rikthyer Romën tek fitorja. (A2 Televizion)