
Manchester City ka arritur vetëm një barazim 1-1 në shtëpi ndaj West Ham.
Një roveshatë fantastike e Michail Antonio kaloi në avantazh miqtë në minutën e 18, ndërsa barazimi për ekipin e Guardiolës erdhi në minutën e 51 nga Foden.
Edhe pse në fund të ndeshjes dominoi lojën, City nuk arriti dot të gjente golin e fitores.
Pas 5 takimesh të zhvilluara, City renditet në vendin e 11, me 8 pikë. (A2 Televizion)