
Humbja e pestë, në gjashtë ndeshje të luajtura. Përfaqësuesja shqiptare e femrave u thye 3 me 0 në Skoci, në ndeshjen kualifikuese të Europianit 2022.
Rezistenca e vajzave të drejtuara nga Armir Grima zgjati vetëm 37 minuta, ndërsa në fundin e lojës, skuadra skoceze realizoi edhe dy gola të tjerë, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupit.
Në anën tjetër, vajzat kuqezi e shohin veten të parafundit, me vetëm 3 pikë të grumbulluara nga 18 të mundshme.
Paraqitje bindesë ajo e përfaqësueses së Kosovës për femra, që edhe pse luajti për 55 minuta në inferioritet numerik, arriti të barazonte pa gola në fushën e Turqisë. (A2 Televizion)