
Në një kohë që tregu, më shumë se kurrë, ka nevojë për punonjës, 103 mijë persona në vend vuajnë nga mungesa e pagës për më shumë se një vit. Ata përbëjnë më shumë se 64 për qind të të papunëve në total.
Të rinjtë, grupmosha më e prekur nga papunësia, shprehen pesimist për t’u punësuar me meritokraci nga njëra ana, e nga tjetra ankohen për paga të ulëta.
Rritja e papunësisë afatgjatë shihet me shqetësim nga ekspertët e tregut të punës, pasi krijon premisat që të rrisë numrin e të dekurajuarve.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, më shumë se 15 për qind e të papunëve afatgjatë cilësohen si të dekurajuar dhe pa besim se mund të gjejnë një vend të përshtatshëm pune. (A2 Televizion)