Sir Frank Williams, themeluesi dhe ish-shefi i skuadrës Williams, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Williams ishte shtruar në spital të premten dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Me anë të një komunikate për shtyp, skuadra Williams Racing njoftoi: “Me hidhërim të madh konfirmojmë vdekjen e Sir Frank Williams, në moshën 79-vjeçare. Ai ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët e tij”.
Nën drejtimin e Sir Frank Williams, skuadra britanike është shndërruar në një nga më të suksesshmet në historinë e F1, me 7 tituj kampion për pilotë dhe 9 për konstruktorë. (A2 Televizion)


Frank Williams me talentin George Russell 

Frank Williams me legjendën Ayrton Senna 
Frank Williams me Lewis Hamilton 

















Galeria fotografike ( )
