Çoçoli: Ndërtimet janë pesëfishuar, ekonomia e qytetarëve nuk ka ndryshuar

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 21:54 | Ekonomi
Çoçoli: Ndërtimet janë pesëfishuar, ekonomia e

Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë, i ftuar në A2 Business, u shpreh se sipërfaqja që po ndërtohet në vendin tonë është pesëfishuar krahasuar me vitin 2015, ndërsa fuqia ekonomike e qytetarëve nuk ka ndryshuar.

Ai theksoi se çmimet e banesave po qëndrojnë të larta artificialisht nga fonde jo të ligjshme.

“Sektori i ndërtimit vuan nga dy gjëra. Krahas faktit që ndërtohet më mirë, standardet janë rritur, sipërfaqja që po ndërtohet është pesëfishuar në krahasim me vitin 2015, ndërsa fuqia ekonomike e qytetarëve nuk është pesëfishuar.

Në anën tjetër, kredia për apartamente nuk është pesëfishuar, të gjitha të ardhurat e familjeve që mund të mendojnë për një apartament të ri, nuk është pesëfishuar. Ato që janë pesë apo dhjetëfishuar janë para të një natyre tjetër. Mbajtja e nivelit të çmimit artificialisht kaq lartë nuk ka të bëjë shumë me këllqet e ekonomisë sonë për të patur këtë kërkesë të lartë. Kërkesa mbahet artificialisht e lartë nga fonde jo të ligjshme”, u shpreh Çoçoli.

Ndërkohë, Ilir Hebovija, përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve, reagoi duke thënë se gjithçka lëviz si një ekonomie të tërë, nuk është i ndarë biznesi i ndërtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos