Florjan Zekja: Pandemia bëri që industria fason të mendojë për prodhim me cikël të mbyllur

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 21:26 | Ekonomi
Florjan Zekja: Pandemia bëri që industria fason të mendojë

Biznesi është agjenti kryesor në ekonomi, që hap vende pune e kontribuon me taksa në buxhet. Të dhënat e Instituti të Statistikave dëshmojnë për një rritje të eksporteve shqiptare. Por, cilët janë sektorët që po pësojnë rritje?

Sipas INSTAT-it, peshën kryesore në rritjen e eksporteve në gjysmën e parë të vitit e kanë mbajtur grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji” me 20.1% rritje; grupi “Materiale ndërtimi dhe metale” me 14.9% rritje dhe “Tekstile dhe këpucë” ose ndryshe fasonët me 4.8% rritje.

Por, a e ka kaluar industria fason krizën, pasi ishte një ndër më të goditurat nga pandemia vitin e kaluar? Kësaj pyetje i dha përgjigje në A2 Business Florjan Zekja, koordinator në “Pro Ekspoort Albania”.

“Për të qenë realist, krahasimet duhet t’i bëjmë me vitin 2019, kur arritëm 37-40%, për një faturim më shumë se 900 milionë euro. Kështu që, unë nuk mund të them se e ka marrë veten plotësisht. Ka një lëvizje pozitive, por situata e Covid ndikon shumë në biznesin tonë.

Rritja aktuale në këtë industri ka ardhur si pasojë e përfundimit të disa koleksioneve që ishin porosi të kësaj vere. Është prodhimi i veshjeve për pandeminë, por edhe orientimi i bizneseve të manifakturës drejt ciklit të mbyllur, po shkohet drejt prodhimit shqiptar. Kjo ka ardhur si pasojë e pandemisë, e cila kishte shumë anë negative, por bëri që këto biznese të mendojnë për një prodhim me cikël të mbyllur”, u shpreh Zekja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos