
Partizani do të luajë në turin e parë të Champions League ndaj BATE Borisov, por sot mësoi edhe kundërshtarin e mundshëm në rast se kalon turin.
Goglat kanë rezervuar një kundërshtar të fortë për të kuqtë, duke qenë se Partizani do të përballet me skuadrën e Aris të Limasolit (Qipro).
Ndeshjet e para kualifikuese të turit të dytë do të luhen në datat 25 dhe 26 korrik, teksa ndeshjet e kthimit në datat 1 dhe 2 gusht.
Në rast eliminimi të Partizanit në turin e parë të Champions, atëherë do të luajë në turin e dytë të Conference League, ku do të përballet me fituesen e çiftit Atletic Club D'Escaldes (Andorrë)-Buduçnost (Mali i Zi). (A2 Televizion)