Pas supergolit të Asanit edhe perla e Asllanit rrëmben vëmendjen e UEFA-s

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 11:31 | Futboll

Njëri më i bukur se tjetri ishin golat e shënuar nga Shqipëria mbrëmjen e djeshme në fitoren e dytë radhazi në kualifikueset për Euro2020, ku mposhti në transfertë Ishujt Faroe.

Pavarësisht dy aksioneve fantastike në golat e Bajramit dhe Muçit, ai që la gjurmë për thjeshtësinë dhe klasin e goditjes ishte supergoli i Kristjan Asllanit.

Në ndeshjen e nisur si titullar, ylli i Interit tregoi gjithçka nga "repertori" i tij, duke dominuar mesfushën dhe për t’i vendosur vulën performancës shërbeu goli i magjishëm.

Ky gol ka rrëmbyer edhe vëmendjen e UEFA-s, e cila e nominon Asllanin për golin më të mirë të xhiros së katërt të kualifikuesve.

Pas Jasir Asanit që e fitoi çmimin e golit më të bukur me perlën që shënoi ndaj Moldavisë në “Air Albania”, në xhiron e tretë, duket se sukses të ngjashëm do të ketë edhe Asllani.

Përveç mesfushorit kuqezi, UEFA ka përzgjedhur ndër katër golat më të bukur në këtë xhiro atë të Saka ndaj Maqedonisë së Veriut, Sallait të Hungarisë përballë Lituanisë dhe Arder Guler në sfidën Turqi-Uells. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/20/kristjan-asllani-i-magjishem-realizon-nje-kryeveper-per-kombetaren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos