
Liverpool arriti një fitore dramatike në një ndeshje ku në letër parashikohej një fitore e lehtë për “The Reds”.
Dhe në fakt, pas 36 minutave të para të ndeshjes, ashtu siç pritej, ekipi i Klopp dominoi takimin ndaj Salzburg dhe po fitonte 3-0 falë golave të Mane, Robertson dhe Salah.
Por, austriakët arritën të bënin të pamendueshmen, duke barazuar rezultatin në 3-3.
Liverpool arriti të kalonte shokun në minutën e 69, sërish me një gol të Salah, i cili i dha 3 pikë të rëndësishme skuadrës së tij në grupin E, ku aktualisht kryeson Napoli me 4 pikë, i ndjekur nga Liverpool dhe Salzburg me 3, ndërsa në vendin e fundit renditet Genk, me 1 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Chelsea fitoi në transfertë ndaj Lille 1-2, Lyon mposhti 0-2 në gjermani skuadrën e Leipzig, Ajax shkatërroi 0-3 Valencian në Spanjë, ndërsa Zenit triumfoi 3-1 ndaj portugezëve të Benfica. (A2 Televizion)