
Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus në Serbi.
Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë në qytetin verior të Suboticës, i cili testoi pozitiv pasi kishte qenë në kontakt me motrën e tij në Budapest, e cila kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
Pacienti po qëndron i izoluar në spitalin e Suboticës dhe ministri theksoi se nuk ka vend për panik.
“Serbia është e përgatitur për këtë situatë. Do të vazhdojmë t’ju informojmë në mënyrën më transparente të mundshme”, u shpreh ministri serb i Shëndetësisë. (A2 Televizion)