Përdoret për herë të parë kartoni i bardhë në futboll

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 11:45 | Futboll
Përdoret për herë të parë kartoni i bardhë në

Arbitrja Catarina Campos ka nxjerrë për herë të parë një karton të bardhë në futboll. Momenti historik në këtë sport ka ndodhur në ndeshjen e femrave mes Sporting Lisbonës dhe Benfica-s.

Kartoni i bardhë është nxjerr për të mbështetur “fair play”-n. Arbitrja nxori kartonin pasi stafet mjekësore të të dyja ekipeve i erdhën në ndihmë një personi, i cili ishte i ulur në stol dhe pati probleme shëndetësore.

Kartoni i bardhë është pjesë e një sërë nismash të reja në Portugali, të cilat synojnë lojën e ndershme dhe rritjen e kohës efektive të lojës.

Në përfundim, Benfica e fitoi ndeshjen me rezultatin e thellë 5-0 përpara 15,032 tifozëve, rekord për një ndeshje femrash në Portugali. (A2 Televizion)

https://twitter.com/i/status/1616835067044577280

A2 CNN Livestream

Latest Videos