1653 – Oliver Cromwell shpallet Lord Protektor i Anglisë, Skocisë dhe Irlandës. 1770 - Në Këln, lindi Ludwig van Beethoven, kompozitor e pianist, figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve. Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë. 1922 – Vritet kryeministri polak Gabriel Narutowiç. 1942 – Heinrich Himmler urdhëron që personat romë, të caktuar për shfarosje të dërgohen në Auschwitz. 1965 – U lëshua sonda Pioneer 6, për të studiuar fushën magnetike të diellit. 2007 – Ekipi i Milanit fiton Kupë e Botës për Klubet e FIFA-s, duke mundur në finale në Jakohoma, Boca Juniors me rezultatin 4-2. 2009 – Filmi Avatar del nëpër kinema në mbare boten. Me të ardhurat bruto prej 20 miliardë dollarësh, Avatar është filmi më me fitim i të gjitha kohërave. 2011 – Jyoti Amge hyn në rekordet Guiness si gruaja më e shkurtër në botë, ajo është vetëm 62.8 cm e gjatë.
(A2 Televizion)