Danimarka rihap shkollat fillore dhe kopshtet, shteti i parë në Evropë që e bën këtë

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 13:07 | Bota
Danimarka rihap shkollat fillore dhe kopshtet, shteti i parë në

Danimarka lehtëson masat kufizuese në emergjencën koronavirus. Qeveria vendosi të rihapë kopshtet dhe shkollat fillore pas më shumë se një muaji duke u bërë shteti i parë në Europë që ndërmerr një praktikë të tillë.

Megjithatë do të mbesin mbyllur shkollat e mesme dhe licetë, të paktën deri më 10 Maj. Rikthimi i mësimdhënies në shkollat fillore dhe në kopshte do të bëhet duke respektuar masat strikte sigurie. Sipas qeverisë daneze, bankat për nxënësit do të vendosen në 2 metra distancë nga njëra-tjetra dhe duhet të mundësohet krijimi i klasave të vogla. Deri më tani mësimdhënia ka nisur vetëm në 35% të institucioneve arsimore, pasi pjesa tjetër ka kërkuar më shumë kohë për t’u përshtatur me rregullat e reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos