DASH kërkon lirimin e 3 policëve të Kosovës, Von Cramon: Më në fund

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 07:27 | Kosova
DASH kërkon lirimin e 3 policëve të Kosovës, Von Cramon:

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përsëritur thirrjen drejtuar presidentit serb Vuçiç dhe qeverisë së tij që të lirojë menjëherë 3 policët e Kosovës të ndaluar disa ditë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësi Matthew Miller shkruan se arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar

Ne gjithashtu vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin e BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruhet në reagim.

Për këtë çështje reagoi dhe përfaqësuesja e PE për Kosovën, Viola Von Cramon, e cila ripostoi reagimin e Departamentit të Shtetit, duke komentuar mbi të “Më në fund”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/17/takimi-me-vucic-ne-bruksel-kurti-do-ti-jap-pergjigje-javen-e-ardhshme/
https://a2news.com/2023/06/17/osmani-koha-te-ulemi-dhe-te-gjejme-zgjidhje-me-be-dhe-shba/
https://a2news.com/2023/06/16/serbia-ti-liroje-policet-e-kosoves-escobar-ata-qe-refuzojne-partneritetin-do-te-kene-pasoja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos