De Rosi largohet nga Boca dhe nga futbolli

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 20:59 | Futboll
De Rosi largohet nga Boca dhe nga futbolli

Ish-kapiteni i Romës, Daniele de Rossi, i ka dhënë lamtumirën Boca Juniors dhe futbollit në moshën 36-vjeçare.

Lojtari e ka bërë të ditur vendimin e tij në një konferencë për mediat, ku ka thënë se është i vendosur të tërhiqet dhe ky vendim i tij nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim.

“Nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim, por që mendoj se duhet të kthehem te familja. Më mungon vajza ime. Vendimi është përfundimtar. Të gjithë tentuan të më bindin që të vazhdoja të luaja, por vendimin tashmë e kam marrë dhe dua të largohem. Ishte një eksperiencë e mirë edhe këtu te Boca, por gjithçka ka një fund dhe jam i lumtur për karrierën time", tha De Rossi.

Pasi u largua nga Roma, De Rossi vendosi ta vazhdojë karrierën  e tij te Boca Juniors në Argjentinë, por kjo aventurë e tij zgjati vetëm 6 muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos