Gurë dhe gaz lotsjellës te "5 Maji", Berisha: Dënoj dhunën dhe terrorin e egër policor

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 10:08 | Politikë

Banorët e shtëpive në rrugën “5 Maji”, janë përleshur me forcat e policisë, këtë të martë në mëngjes, pasi u zgjuan me automjetet dhe punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit pranë banesave të tyre, për të vijuar operacionin e shembjes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sali Berisha ka reaguar për situatën e krijuar në rrugën “5 Maji”.

https://a2news.com/2022/02/22/tension-te-5-maji-banoret-perplasen-me-policine-perdoret-dhe-gaz-lotsjelles/

Berisha shkruan se dënon dhunën dhe terrorin e policisë ndaj banorëve. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe terrorin e egër policor, ndaj banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre! Krim i shëmtuar”, shkruan Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos