
Majlinda Angoni është kandidatja socialiste për bashkinë e Shkodrës. Eksperienca si prefekte sipas saj i jep përparësi në njohjen e territorit.
“Kam një platformë të thjesht, që ka të bëj me investime të zgjuara strategjike, sidomos me promovimin kulturor dhe sportiv të qytetit”, thotë ajo.
Sipas saj, “mandati i shkurtër një vjeçar nuk na lejon të bëjmë çudira, por ajo që nuk është bërë për 32 vite në Shkodër për gjashtë muaj do të fillohet të shihet. Premtimet e mia janë realiste. Ndërhyrje imediate do të ketë në pastërtinë e qytetit, kemi rrugë elektorale të lëna përgjysmë, si dhe rikonstruktime në shkolla, pasi deri tani investimet e vetme janë ato të ministrisë së Arsimit”.
Sesi ky ndryshim i premtuar mund të ndodhë në një afat kohor të kufizuar, Angoni e thotë qartë. “Jam e realizuar personalisht, por Shkodrës duhet me i kthye frymën. Kam qeverinë qendrore me vete, kam mbështetjen e tyre dhe hallkat e zinxhirit bëhen më të lehta. Politika do të jetë çelësi i zgjidhjes së shumë problemeve. Rivalët e mi po merren me pronësinë e partisë, unë kam vizionin tim për t’i shërbyer Shkodrës”, thotë përfaqësuesja e Partisë Socialiste. (A2 Televizion)