Dëborë deri në 2 metër në Korçë, izolohen fshatrat, probleme edhe me energjinë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 09:34 | Aktualitet
Dëborë deri në 2 metër në Korçë, izolohen

Gjatë gjithë natës, në qarkun e Korçës reshjet kanë vijuar pa pushim, të shoqëruara me erë, ndërsa temperatuarat gjatë mbrëmjes kanë shkuar deri në minus 10. Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë janë bllokuar disa fshatra në qarkun e Korçës. Me konkretisht:

Velcan trashësia e borës deri në 70 cm

Dardhas trashësia e borës nga 90cm -1 m

Trebinje trashësia e dëborës nga 40 -70 cm

Proptisht trashësia e dëborës nga 60-70 cm

Te bllokuar janë gjithashtu dhe disa fshatra në njësinë administrative Gorë e Moglicë si dhe fushën e Maliqit ku trashësia varion nga 30-70 cm.

Trashësia më e madhe e borës është në Mashkullorë mbi 2 metra borë, ndërsa në fshatin Panarit situata është vështirësuar edhe me tepër për 200 banorët, të cilët vijojnë të jenë të izoluar prej fillimit të janarit.

Sa i takon furnizimit me energji elektrike, ka probleme në njësitë administrative Proptisht, Homezh, Slabinje, Homçani, por dhe në bashkinë e Devollit në fshatrat Tren e Bitinckë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos