
Pas më shumë se 14-orësh është zhbllokuar më në fund aksi rrugor Lezhë-Milot, qarkullimi në të cilin u ndërpre për shkak të stuhisë së borës.
Dhjetëra pasagjerë të një autobusi dhe makina të tjera e kaluan natën në acar dhe askush nuk iu shkon për ndihmë me ujë apo ushqime.
Vendi është përfshirë nga një valë reshjesh dëbore që ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e shumë akseve rrugore, jo vetëm në veri. (A2 Televizion)