
Në Qarkun e Korçës vazhdojnë ende reshjet e dëborës të shoqëruara me temperatura të ulëta deri- 8 gradë dhe me erë të fortë në disa zona.
Kontraktorët janë në rrugë për mirëmbajtje. Në mbështetje dhe një mjet borëpastruese e Forcave të Armatosura.
Trashësia e borës varion 40-50 cm . Në vendet me erë shkon 100 cm - 150 cm. Nuk ka rruge të bllokuara sa i përket akseve nacionale.
Në akset nacionale dhe turistike qarkullimi kryhet me zinxhirë. Sa i përket fshatrave qarkullimi është i paralizuar. (A2 Televizion)