
Profesionistët shqiptarë të mjekësisë në Europë u bashkuan virtualisht ditën e sotme në “Takimin e Mjekësisë në Diasporë”, një mënyrë e mirë për t’u ballafaquar dhe shkëmbyer njohuritë dhe eksperiencat e deritanishme në përditshmërinë e luftës kundër COVID -19.
Temat kryesore të takimit ishin sigurimi i vaksinave dhe një testim sa më i shpeshtë madje deri në falas të pacientëve dhe të popullatës shqiptare, roli i rrjetit të profesionistëve shqiptarë në Europë vështirësitë dhe menaxhimi i situatës nga mjekët në vend.
Kryetarja e federatës e mjekëve shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, prezantoi hapat terapeutike dhe diagnostike që zbatohen në pjesën më të madhe te vendeve europiane në bazë te unifikimit te protokolleve te trajtimit që është bërë nga puna e federatës gjatë gjithë vitit pandemik. (A2 Televizion)