
Rrugë të boshatisura, oborre shkollash të mekura, dyer të mbyllura me dryn të ndryshkur dhe pragje oborresh të zëna me mur.
Kjo është panorama që të shfaqet në fshatrat e njësisë administrative Qendër, fshatra të cilët njihen edhe si kurora e qytetit të Vlorës.
“Të gjithë janë pa punë këtu, të rinjtë janë në Greqi, Itali apo Gjermani. Vetëm pleq ka këtu”, thonë banorët.
Drejtuesja e njësisë administrative shprehet se të rinjtë i takon vetëm kur vijnë në gjendje civile për të regjistruar ndonjë martesë ose kur u duhet ndonjë dokument. Margarita Koço shprehet: “Pjesa më e madhe e të rinjve janë jashtë shtetit”.
Turizmi dhe futja e disa prej këtyre fshatra në projektin e investimit “100 fshatrat” janë shpresa e vetme për të rikthyer rininë në këto zona. (A2 Televizion)