Dënimet për aksidentet rrugore, juristët: Duhen ndryshime ligjore, të kriminalizohet tejkalimi i shpejtësisë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 19:34 | Kronikë
Dënimet për aksidentet rrugore, juristët: Duhen ndryshime

Çfarë duhet bërë për të rregulluar situatën nëpër rrugët tona, pas kaq shumë aksidenteve me pasojë edhe vdekjen? Të gjithë njëzëri, sidomos pas ngjarjes tragjike me 4 humbje jete, thonë se duhen ashpërsuar deri në maksimum ndëshkimet për ata që shkelin normat. Ndërkohë, juristët shtojnë përveç ashpërsimit, edhe nenet ku tejkalimet të quhen krime, por natyrshëm që duhet edhe një edukim mbarëshoqëror. 

Aksidentet e rënda rrugore të ditëve të fundit në vend, me pasojë humbjen e jetëve njerëzore, kanë ringjallur debatin publik nëse duhet të ashpërsohen masat ndëshkuese për autorët e tyre.

https://a2news.com/2021/06/25/aksidenti-tragjik-ne-vlore-konfirmohen-dy-te-mitur-mes-viktimave/

Për juristin Endrit Sefa, vetëm ashpërsimi i Kodit Penal nuk do të sillte rezultat.  Ndërsa juristi Gentian Rumano, sugjeron shtimin e neneve në kod, duke kriminalizuar tejkalimin e një shpejtësie të caktuar.

Sipas juristëve, masat shtetërore për parandalimin e aksidenteve me pasoja, duhet të shtrihen përtej ashpërsimit të masës së ndëshkimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos