Të shtëna me armë në një përkujtimore në Çikago, 13 të plagosur

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 20:59 | Bota
Të shtëna me armë në një përkujtimore në

Të shtëna me armë janë regjistruar në oborrin e një banese në jug të Çikagos gjatë një ceremonie përkujtimore, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 13 persona, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sulmi me armë ndodhi ndërsa në oborrin e banesë po përkujtohej një person, i cili po ashtu u qëllua për vdekje me armë në muajin prill.

Sipas policisë, personat e plagosur në këtë ngjarje janë 16-18 vjeç. Deri tani janë arrestuar dy persona për ngjarjen, njërit prej të cilëve iu sekuestrua dhe një armë zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos