
Mungesa e tij në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpool u ndje pak me Realin e Madridit që fitoi bindshëm dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve.
Sergio Ramos vuajti dëmtimin në pulpë dhe nëse kishte pak shpresë për tu aktivizuar në takimin e kthimit tashmë të gjitha shanset janë zeruar. Kapiteni i “Galaktikëve është prekur nga Covid-19 dhe do t’i nënshtrohet izolimit për të paktën 10 ditë.
Ndërsa Real luan sfida vendimtare për titullin në La Liga, Ramos do të humbasë të ndeshjet e radhës me Getafe dhe Cadiz. (A2 Televizion)