E pabesueshme në Meksikë, gol nga 80 metra

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 12:54 | Futboll
E pabesueshme në Meksikë, gol nga 80 metra

Një prej golave më të papritur të vitit 2021 është realizuar në Meksikë. Protagonist është Salvador Reyes, i cili shënoi nga distanca e 80 metrave.

Ky gol vulosi fitoren 3-1 të Pueblas përballë Pachuca. Në minutën e fundit të kohës shtesë, miqtë tentuan gjithçka për të barazuar rezultatin gjatë një goditjeje këndi. Por, me mbrojtjen që largoi topin dhe duke përfituar nga dalja e portierit, Reyes synoi goditjen nga distanca e largët.

Edhe pse pa shumë forcë, topi shkoi në drejtimin e duhur, duke u ndalur vetëm nga rrjeta, ndërsa për futbollistin meksikan mbetet kujtimi i një prej golave më të veçantë në historinë e futbollit. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=1vYAve-rfrE

A2 CNN Livestream

Latest Videos