Sytë nga “Parc des Princes”, gati akti i dytë mes PSG dhe Bayern

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 14:52 | Futboll
Sytë nga “Parc des Princes”, gati akti i dytë mes PSG dhe

Ndodh rrallë, por është Bayern Munchen skuadra që kërkon përmbysjen në një duel kthimi të çerekfinaleve të Champions. Kampionët në fuqi, edhe pse krijuan raste pafund shënimi në Gjermani, dolën të mposhtur 3-2 nga Paris Saint Germain dhe sot i duhet një mbrëmje e madhe për të vazhduar mbrojtjen e kurorës.

Forma e tyre nuk është më e mira e këtij sezoni. Ndalesa në kampionat është një arsye, por edhe ankthi që bavarezët kanë për gjendjen e futbollistëve titullarë si Lucas Hernandez, Gorezka, Boateng apo Leroi Sane, të cilët janë në dyshim për aktivizimin.

Por, Hansi Flick, numri një i stolit të Bayern, është optimist dhe mendon se janë pikërisht këto ndeshje në të cilat skuadra e tij duhet të tregojë vlerat e vërteta: “Kemi një sfidë të madhe përpara, por ne besojmë sespse, në fund të fundit, këto lloj ndeshjesh janë arsyeja përse luajmë futboll. Duam të shkaktojmë mërzi në Paris, por për këtë do të na duhet edhe pak fat. Mbappe, Neymar apo Di Maria është e pamundur që t’i ndalosh përgjatë gjithë ndeshjes, por mund të punojmë për të zvogëluar shanset e tyre për gol kur janë pranë zones”.

Paris Saint Germain, nga ana tjetër, ka rekuperuar lojtarë si Florenzi apo Verrati, që u prekën nga virusi, megjithatë as ata nuk janë të qetë dhe kjo lidhet me faktin që parizienët vuajnë të tregojnë më të mirën kur luajnë në stadiumin e tyre.

“E pranoj që jemi më të fortë kur luajmë jashtë. Është diçka që do mundohemi ta zbulojmë pse ndodh, por urojmë që gjërat të ndryshojnë përballë Bayern. Do të jetë sfidë më vete të kontrollojmë topin dhe t’i bëjmë dëm kundërshtarit. Do ketë momente që do të vuajmë, por aty duhet të tregojmë karakter”, deklaroi Pochettino.

Luhet edhe dueli i kthimit mes Chelsea dhe Porto, me anglezët që janë sigurisht favoritë. Skuadra e Tuchel pret portugezët në Londër dhe nuk i duhet asgjë veçse administrimi i dy golave të shëunar në takimin e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos