Mungesa e tifozëve, Roma rrezikon zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit evropian

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 12:13 | Futboll
Mungesa e tifozëve, Roma rrezikon zhvillimin e ndeshjeve të

Edhe Roma bën pjesë te vendet që rrezikojnë zhvillimin e "Euro 2020". Kryeqyteti italian nuk ka marrë ende garanci nga qeveria që ndeshjet në "Olimpico" të luhen me tifozë, kusht ky i padiskutueshëm nga UEFA.

Presidenti i Federatës Italiane të futbollit Gabriele Granvia, i shkruajti një letër kryeministrit Mario Draghi në të cilën i kërkon mirëkuptim dhe një mundësi për t'u përshtatur me kriteret e vëna nga Aleksander Ceferin për të mos humbur mundësinë e zhvillimit të turneut të rëndësishëm.

UEFA kërkon të paktën 25 për qind të kapacitetit të stadiumit të jetë i disponueshëm për tifozët. Qeveria Evropiane e Futbollit i ka lënë afat Italisë të marrë një vendim deri më 16 prill, dhe 3 ditë më vonë, do të mblidhet për të fiksuar kalendarin dhe për të bërë zëvendësime për qytetet që nuk sigurojnë dot praninë e tifozëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/10/ultimatumi-i-uefa-s-me-tifoze-ose-pa-euro-2020/

A2 CNN Livestream

Latest Videos