
Strategjia e socialistëve për zgjedhjet vendore të 14 majit u diskutua në vilën qeveritare ndërmjet kryesocialistit Edi Rama dhe drejtuesve politik të Selisë Rozë.
Të dërguarit e Ramës në qarqe prezantuan performancën e kryebashkiakëve aktuale si dhe rezultatet e sondazheve në çdo bashki.
Përveçse situatës në bazë, socialistët do t’i bëjnë me dije edhe projeksionin e rezultatit të 14 majit duke u bazuar mbi analizën e bërë.
Këtë takimi e ka nisur rajoni i veriut dhe pasi të pasqyrohet situata e tyre do të jetë kryesocialisti ai qe do të japë porositë e tij.
Rama ka lënë në fund rajonin e jugut për të raportuar mbi gjendjen e strukturave në bashkitë përkatëse. (A2 Televizion)