Denoncimi i PD, Marash Logu: Kemi marrë kërcënime nga vëzhguesja e PS

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 16:58 | Politikë
Denoncimi i PD, Marash Logu: Kemi marrë kërcënime nga

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu denoncoi vëzhguesen e Partisë Socialiste, Joana Melengu.

“Joana Melengu është kryetare e Njësisë Administrative Nr.2 në Berat e cila ndodhej në fugonin e mbushur me ushqime nga rezervat e shtetit për të blerë vota për PD por u kap më pas nga strukturat PD-së. Kjo shtesase duhej të ishte në burg dhe jo në sallën e KQZ duke rinumëruar dhe kërcënuar përfaqësuesit e PD-së. Ajo ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur vëzhguesin e Partisë Demokratike, duke i thënë se “do të flasim ndryshe kur të dalim jashtë, do ta presim gjuhën”. Pra, kërcënim me jetë ndaj një qytetari”, tha përfaqësuesi Marash Logu.

Ai theksoi se kjo ngjarje është e papranueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos