Shkarkimi i Presidentit, Kuvendi vijon procesin, Meta nis vallen

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 16:11 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit, Kuvendi vijon procesin, Meta nis vallen

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit është futur në javën e tij të fundit për të verifikuar shkeljet e Ilir Metës.

Në mbledhjen e radhës ishin ekspertët e pavarur të cilët dhanë u dhanë përgjigje pyetjeve të deputetëve, ndër to nxitja e konfliktit institucional apo mbështetja e një partie politike.

“Presidenti duhet të jetë i frenuar në moskrijimin e konflikteve institucionale. Dispozita do të mbetej e pakuptimtë sikur thjeshtë presidenti formalist të mos ishte pjesë e asaj partie por praktikisht të ishte”.

Ekspertët risollën në vëmendje çfarë theksonte opinioni i Komisionit të Venecias, në përpjekjen e parë për shkarkimin e Presidentit.

Ilir Meta ka paralajmëruar se vendimeve të parlamentit do t’i përgjigjet në mënyrë proporcionale, Kuvendi shkarkim ai shpërndarje.

Për të qetësuar deputetët që do të ushtrojnë detyrën edhe për dy muaj, eksperti Erind Mërkuri kishte sjellë rastin e konflikt President-Kuvend në Moldavi.

“Në vendet që kanë dalë nga regjimet komuniste, siç është edhe Moldavia në rastin konkret, kjo qasje e konsoliduar mungon. Për arsye në rast se do të ruhet republika parlamentare, atëherë presidenti nuk duhet të ketë kompetenca për rastin konkret”.

Ndërsa parlamentarët po shqyrtonin fatin e Presidentit, kreu I shtetit nuk u duk i shqetësuar. Pak metra nga salla e komisionit, Ilir Meta ia mori valles.

Afati fundit për të parë përballjen e mundshme President-Parlament është e hëna, por kreu i shtetit duket tepër i relaksuar, pavarësisht se socialistët janë të vendosur për ta shkarkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos