
Deputetja Rudina Hajdari mohon të jetë shkarkuar nga drejtimi i grupit të deputetëve demokratë në Kuvend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari deklaron të kundërtën, duke shtuar se është e vendosur për të çuar deri në fund reformimin e sistemit.
“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”, shkruan Hajdari. (A2 Televizion)