Leximi i emrave të 5004 delegatëve, Strazimiri: Nuk mund të lexosh një listë pa funksione, kam marrë shumë ankesa

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 20:53 | Politikë
Leximi i emrave të 5004 delegatëve, Strazimiri: Nuk mund të

Gent Strazimiri komentoi në Debat në A2 CNN dhe procesin e leximit të listës nga sekretari i PD, Gazment Bardhi të delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e thërritur nga Lulzim Basha.

Pasi akuzoi Bardhin, se shumë nga emrat që ai lexoi nuk kanë qenë pjesë e Kuvendit, Strazimiri shpjegon se kur sekretarit të PD i kërkojnë llogari se përse i përmend ai iu përgjigjet se bëhej fjalë për një person tjetër, që ndodhej në një degë tjetër.

“Njerëzit, ndryshe nga lista që lexoi z.Bardhi janë të identifikuar me numër ID, kartë të Partisë Demokratike. Bardhi të dalë nga selia e PD dhe t’ua thotë njerëzve në bazë. Kanë që në 26 qershor që nuk dalin në bazë.  Nëse janë njerëzit e Bardhit dhe Bashës dhe vazhdojnë të jenë njerëzit  kupolës së PD sigurisht që do të kenë mirëkuptimin dhe përkrahjen e tyre. Por ata kanë frikë nga përballja me këta njerëz siç po bëj unë dhe kolegët e mi që prej 3 muajsh. Sa herë Bardhi lexon listën me emra më mbushet telefoni me mesazhe ku më thonë “Këta janë të pafytyrë, nuk kam qenë, iu kam thënë jo”. Sa herë Bardhi bën lexim publik të emrave mua më bllokohet telefoni nga persona që kanë dëgjuar emrin.

Ajo që ndodh është që e merr një nga emrat Bardhin në telefon dhe i thotë pse më përmende emrin, ai i përgjigjet se nuk je ti, por një nga Shkodra apo Pogradeci. Nuk mund të lexosh një listë me 5004 emra pa funksione. Duhet të kenë një hall shumë të madh. Pasi njeriu me të vërtetë mund të dalë pakicë, por nuk mund të humbasë fytyrën”, u shpreh mes të tjerash ish-deputeti demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos