Interi fiton një betejë të rëndësishme në luftën për titull, Napoli dorëzohet në shtëpi

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 22:38 | Futboll
Interi fiton një betejë të rëndësishme në

Interi i Conte-s ka arritur të marrë 3 pikë të arta në një transfertë të vështirë, duke fituar 1-3 në Napoli.

Lukaku ishte vendimtar në këtë takim, duke arritur të shënojë dy gola mjaft të bukur, ndërsa realizoi edhe sulmuesi tjetër i zikaltarëve, Martinez.

Napoli i Gattuso zhvilloi një ndeshje të mirë, por gabuan para portës, ndërsa në disa raste u ndalën edhe nga Handanovic. Goli i vetëm për ta u shënua nga Milik në fundin e pjesës së parë.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 45 pikëve, duke ndarë vendin e parë me Juventusin, ndërsa Napoli vijon rëniën, duke përfunduar në vendin e 8 me 24 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos