Dëshmorët e Atdheut, qeveria jep 900 mijë lekë në vit edhe për fëmijët

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 13:27 | Aktualitet
Dëshmorët e Atdheut, qeveria jep 900 mijë lekë në vit

Fëmijët e dëshmorëve do të marrin trajtim të posaçëm nga shteti. Kjo është nisma e re e qeverisë e cila parashikon se fëmijët e personave që marrin statusin e Dëshmorit të Atdheut do të kenë një përkujdesje sociale shtesë nga shteti që fillon që nga një trajtim financiar, shërbim shëndetësor falas e deri tek arsimimi i plotë falas në të treja ciklet.

“Objekti i këtij projektligji është përcaktimi i kritereve dhe procedurës për përfitimin e statusit “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, si dhe i të drejtave dh edetyrimeve që rrjedhin nga ky status. Ai synon të garantojë mirëqenien dhe zhvillimin e jetës së fëmijës, nëpërmjet ndihmës dhe përkujdesjes efektive të shtetit"

Projektligji i qeverisë

Ky trajtim do të jetë deri në moshën 25-vjeçare nëse fëmija vendos të ndjekë studimet e larta. Marrja e këtij statusi krijon edhe disa detyrime honorifike ndaj fëmijëve të Dëshmorëve të Atdheut.

“Të përkujtojnë sakrificën dhe vetëmohimin e prindërve të tij/tyre në kuadër të një ceremonie nën përgjegjësinë e organeve publike qendrore dhe lokale; Të organizohen në ente, shoqata, institute dhe fondacione jofitimprurëse me synim vlerësimin e sakrificës dhe vetëmohimit të prindërve dhe dhënien e shembullit tek brezat; Të bëhen pjesë të ceremonive dhe organizimeve madhore me rastin efestave kombëtare dhe atyre zyrtare"

Projektligji i qeverisë

Në relacionin që shoqëron projekltigjin, qeveria ka hedhur një hap më tej, duke përllogaritur koston financiare e për rrjedhojë edhe numrin e dëshmorëve që do të ketë çdo vit.

Ashtu siç duken edhe në pamjet e dokumentit, dy ministritë hartuese parashikojnë që Shqipëria të ketë 10 dëshmorë në vit. Më i fundit është rasti i Arjan Salës, i cili u vetësakrifikua për të shpëtuar të tjerët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos