Zgjedhjet e pjesshme vendore, Meta: Asnjë forcë politike nuk po shmanget

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 13:10 | Politikë
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Meta: Asnjë forcë politike nuk po

Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga Shkodra, deklaroi se “asnjë forcë politike nuk po shmanget”, në lidhje me konsultimet për zgjedhjet e pjesshme vendore.

“KQZ-ja ka tani barrën kryesore për organizimin e punës për të pasur një proces shembullor. Unë nxis të gjithë aktorët që ky të jetë proces shembullor. Është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar dhe rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend”, deklaroi Meta.

“Është një proces që përfshin disa nga bashkitë më kryesore të vendit. Unë i nxis të gjithë që të reflektojnë dhe t’i shërbejnë një procesi shembullor, që do të jetë në vëmendjen e institucioneve që na kanë bërë vërejtje për proceset zgjedhore”, shtoi Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/19/te-konsultohen-te-gjitha-institucionet-jo-vetem-kqz-dhe-ps/

A2 CNN Livestream

Latest Videos