Zgjedhjet e pjesshme lokale, Duka: Opozita të dalë me një kandidat të përbashkët

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 13:54 | Politikë
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Duka: Opozita të dalë me një

Në një intervistë të dhënë për A2 CNN, aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka, ka kërkuar daljen në këto zgjedhje të pjesshme me një kandidat të përbashkët të opozitës.

“Ne si Parti Agrare Ambientaliste nuk ishim të përgatitur dhe vendosëm që të mos dalim me siglën tonë. Megjithatë, duke parë situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja, e ndarë në dy grupe, na vështirësohet vendimmarrja. Ne gjykojmë që duke u bërë palë me njërën nga grupet, nuk ndihmojmë në bashkim, por në përçarje. Ne mendojmë që duhet mundësuar një kandidaturë e përbashkët, por gjasat janë që shumë vështirë të gjendet gjuha e përbashkët”, tha Duka.

“Të dyja palët në PD, duke parë problemin sipas optikës së tyre, mendojnë që kanë të drejtë dhe askush nuk shikon gabimet e grupit të vet. Nëse ne bëhemi palë me një grup, i japim të drejtë atij grupi dhe marrim përsipër rolin e gjykatësit, që nuk na takon faktikisht”, shtoi Duka.

Sipas tij, e vetmja mënyrë “që lehtëson marrjen pjesë të të gjithë aleatëve në zgjedhje, është bashkimi në një kandidaturë të përbashkët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos