
Pas Botërorit të skive dhe garave me makina elektrike, të cilat u anuluan për shkak të koronavirusit, Kina mbyll edhe Formula 1.
Lajmi është dhënë nga mediat në Shangai, ndërsa tashmë pritet edhe njoftimi zyrtar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit.
Federata e Sporteve në Shanghai ka bllokuar të gjitha eventet sportive deri në momentin kur do të ekzistojë kura për virusin.
Për rrjedhojë edhe Çmimi i Madh i Shanghait në Formula 1, i programuar më 19 prill, për momentin mund të cilësohet i anuluar. (A2 Televizion)