Rekordet në NBA, pas nderimit, Lebron thyen primatin e Kobe Bryant

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 18:09 | Sporte të tjera
Rekordet në NBA, pas nderimit, Lebron thyen primatin e Kobe Bryant

Në ndeshjen e parë në shtëpi të Los Angeles Lakers, që prej aksidentit tragjik ku humbi jetën Kobe Bryant, ylli aktual i skuadrës, Lebron James mbajti një fjalim prekës, në nder të shokut të tij.

Lebron tregoi edhe histori rreth periudhës kur luante me Brayant, por edhe sa i lumtur ishte Kobe pas tërheqjes nga basketbolli, sepse po kalonte më tepër kohë me familjen.

Megjithë fjalët rrëqethëse, Lebron i theu një tjetër rekord “Black Mamba-s”. Pasi realizoi me sukses gjashtë goditje nga distanca, Mbreti James i rrëmbeu Kobe Bryant vendin e 16-të në klasifikimin e të gjitha kohërave në NBA, për 3-pikësha të realizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos