Goga Basket fiton Kupën e Shqipërisë në basketboll

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 22:14 | Sporte të tjera
Goga Basket fiton Kupën e Shqipërisë në basketboll

Ekipi i Goga Basket është fituesi më i ri i Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Goga Basket ia ka arritur të fitojë dhe trofeun e dytë më të rëndësishëm në basketbollin e meshkujve duke fituar në finale përballë Vllaznisë me rezultatin 80-70.

Shkodranët treguan një formë të mirë dhe në një moment arritën deri në 12 pikë diferencë përballë rivalëve të tyre, por Goga Basket besoi deri në fund dhe arriti që ta kthente ndeshjen,

Ky është titulli i radhës për Goga Basket pas fitimit të kampionatit për herë të parë gjatë sezonit të kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos