
Kur kanë mbetur më pak se gjashtë muaj nga starti i Lojërave Olimpike, organizatorët e Tokyo 2020 janë përpjekur të marrin të gjitha masat për shëndetin e sportistëve dhe spektatorëve. Por, rreziku më i madh, tashmë paraqitet nga koronavirusi.
Përhapja e
shpejtë e virusit në Kinë ka shkaktuar mjaft ndërprerje në përgatitjet e Olimpiadës,
ndërsa shqetësimi lidhet edhe me shëndetin e atletëve. Alarmi është dhënë nga
administratori i eventit, Toshiro Muto.
“Jam seriozisht i shqetësuar për përhapjen e sëmundjes infektive, e cila
rrezikon të ndikojë edhe te entuziazmi i Lojërave Olimpike. Shpresoj që virusi
të eliminohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha administratori Toshiro Muto.
Vetëm në fshatin olimpik do të qëndrojnë 11 mijë persona, mes atletëve, trajnerëve dhe pjesëtareve të stafit të secilit shtet. Edhe pse në javët e fundit janë realizuar teste të ndryshme për fatkeqësi natyrore, nga tërmetet, përmbytjet e deri te masat ndaj zjarreve, rreziku që paraqet nga epidemia e koronavirusit ka rritur shqetësimet.
Organizatorët pohuan se nuk është parashikuar asnjë plan për anulimin e aktivitetit. Olimpiadat moderne janë anuluar vetëm gjashtë Luftës Botërore, ndërsa u përballën me bojkot në vitet 1980 dhe 1984. (A2 Televizion)