Shpërthim i fuqishëm në Serbi, 2 të vdekur dhe 16 të plagosur

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 17:15 | Ballkani

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të martë në Bubanj Potok, një zonë periferike në Beograd, në një fabrikë të prodhimit të raketave, duke lënë të paktën 2 persona të vdekur dhe 16 të tjerë të lënduar.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm duke u dëgjuar disa kilometra larg zonës. Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.

Me dhjetëra ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa kompania reagoi me anë të një deklarate. “Janë marrë të gjitha masat për t’u ardhur në ndihmë të gjithë punonjësve të lënduar dhe për të evakuuar të tjerët”, thuhet në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos