Shkodrani i vjedh paratë amerikanit në qendër të qytetit, i vihen prangat (VIDEO)

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 20:51 | Aktualitet

Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi i ka vjedhur një shtetasi amerikan paratë. Referuar njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shumën 27 000 lekë të rinj dhe 55€ amerikanit me inicialet E. C., i cili është përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugë, në qendër të qytetit, për pasojë i riu është arrestuar.

21-vjeçari G. B., banues në Shkodër është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

“I vodhi një shumë parash, një shtetasi amerikan, falë veprime te shpejta nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar së fundi për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas amerikan, se i kishin vjedhur një shumë parash, në rrugë, në qendër të qytetit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.  

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës së organizuar është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit G. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur 27 000 lekë të rinj dhe 55€, shtetasit amerikan E. C., përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.   (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos